“Hiqmu qafe”, Mozzik tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Loredana
Çifi Mozzik-Loredana janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave pas lidhjes që krijuan bashkë.
Tashmë që janë të ndarë, edhe pse prindër të një fëmije, vëmendja ndaj tyre është shtuar, pas kunjave që hedhin në drejtim të njëri-tjetrit.
Loredana ishte e para që foli për ndarjen, duke e deklaruar veten nënë beqare dhe duke vazhduar kështu e vetme turet muzikore.
Ndërsa reperi nuk ka foolur asnjëherë në lidhje me këtë çështje, por kënga e tij e lançuar së fundi flet shumë.
Mesa duket, edhe nga fjalët e këngës, Mozzik ia ka dedikuar ish-partneres së tij.
“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës./Gazeta Liberale