Aktori i njohur izraelit gjendet i pajetë në plazhin e Tel Avivit!
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
“Kozeta kishte lidhje edhe me shumë të tjerë”, nëna e Ilirjan Selmanit mohon akuzat për të birin: Djali im nuk është vrasës
Sanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
Nuk e pranuan, Erik Lloshi nxjerr të fshehtat e Festivalit të RTSH-së
Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH. “Newsbomb.al” bëri të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.
I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.
“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.