Video/ “S’mbaj njeri me sufllaqe”, i dolën mesazhet me “Darën” e Krujës, kur Kejvina kërkonte partner me lekë: Po shiti drogë, s’ka shanse me mua

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, para dy javësh ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Ndër të tjera Kejvina theksoi se s’ka shanse të mbajë njeri me sufllaqe por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë lekë se ajo.

Partneri ideal i Kejvina Kthellës, modeles që sot doli para grupit hetimor pasi emri i saj doli në mesazhet e Redjan Rrajës, të arrestuarin si autor të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është një person që të ketë më shumë lekë se ajo.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, para dy javësh ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj. Ndër të tjera Kejvina theksoi se s’ka shanse të mbajë njeri me sufllaqe por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë lekë se ajo.

Në bisedë e sipër ish-velina bëri edhe një gafë teksa ngatërroi profesionin e një bankieri, me atë të banakierit.

Biseda në studio

Rudina Dembacaj: A është e rëndësishme që partneri jot të ketë më shumë lekë se sa ty, apo do e mbash ti? Ta mbash me sufllaqe e kshu…

Kejvina Kthella:  Jo, jo e pra… ç;e dua ta mbaj unë….Do të doja që të ishte në karrierë dhe automatikisht, nëse do jetë në karrierë, ka lekë.

Rudina Dembacaj: A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?

Kejvina Kthella: Jo, ajo nuk është karrierë.

Rudina Dembacaj: Ok, iku një, ata që merren me kshu s’kanë shanse me Kejvinën….Psh, do martoheshe me një bankier?

Kejvina Kthella: Kush, ai që bën koktejle?

Rudina Dembacaj: Jooo, ai është banakier, bankier është ai që punon në bankë..

Kejvina Kthella: Po, super…Shiko të tregohem më e qartë, mirë do ishte që ai të ketë lekun e vet, un timin….por më mirë do ishte të kishte më shumë lekë sesa unë, e kupton? Do jetojmë të lumtu gjithë jetën….

Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e sotme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.

Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

(f.m/dosja.al)