Emma Watson: Jam partnere me veten time
Emma Watson mban plot tituj. Është aktore, aktiviste, mjeshtre e fjalës. Asaj i takojnë meritat për krijimin e një fjale të re që përshkruan një person beqar: partner i vetes.
Në një intervistë për British Vogue, ylli i Harry Potter tha se ngaqë mbush 29 vjeçe së shpejti, ndihet në ankth.
“Nëse s’ke një familje, një bashkëshort, një fëmijë kur je prag të tridhjetave; nëse nuk je në një pozitë të rehatshme në karrierë; nëse jeni ende duke gjetur veten, të gjitha këto shkaktojnë ankth të paimagjinueshëm,” tha ajo. “M’u desh goxha kohë të mësohesha, por tani jam shumë e lumtur. E quaj të jesh partner i vetes.”