Corriere della Sera: Aksioni për Alvinin ishte i italianëve (VIDEO)
“Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos”. Kështu shkruan e përditshmja më e madhe italiane, Corriere della Sera, lidhur me shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha.
Pas pak ditësh, i mituri do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.
“Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali”, vijon Corriere.
“Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare”, shkruan gazeta italiane.
“Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.
Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) ka diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar.
Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.
Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali.
Për të gjitha fazat e këtij operacioni të fshehtë të tërheqjes së Alvin Berishës, mësohet se drejtuesit italian kanë mbajtur të informuar kryeministrin e tyre, Giusepre Konte dhe autoritetet shqiptare”, shkruan ndër të tjera gazeta italiane.