Mediat italiane thurin elozhe për Strakoshën: Një portier me mjaft cilësi, por duhet të përmirësohet….
Thomas Strakosha prej kohësh po zhvillon paraqitje shumë të mira me ekipin e Lazio-s, dhe shpesh herë vlerësohet maksimalisht nga mediat përtej Adriatikut.
Performancat e mira të tij i kanë siguruar një vend të pazëvendësueshëm në portën e Lazio-s dhe verën që lamë pas emri i tij u lakmua nga shumë klube të mëdha eVropiane. Së fundmi një shkrim për “gardianin” kuqezi e ka dedikuar portali i njohur Il Messaggero. Sipas këtij portali, Strakosha cilësohet si i pazëvendësueshëm për bardhekaltrit dhe shpeshherë shpëtimtari i skuadrës falë pritjeve të tij.
Më tej ky portal shton se e konsideron Strakoshën si njeriun që nuk humb asnjë minutë dhe statistikat flasin të gjitha në favor të 24-vjeçarit. 3.5 pritje vendimtare për çdo ndeshje, deri më tani ky konsiderohet si bilanci më i mirë për Strakoshën, që prej momentit që ai ka fituar fanellën e titullarit.
I vetmi problem i Strakoshës sipas këtij është loja me këmbë dhe këtu duhet të përmirësohet.
Lazio ka në radhët e saj një portier cilësor, por që ndoshta në një të ardhme jo të largët mund t’i sigurojë klubit të ardhura të majme, gjithmonë nëse vendos ta shesë.
Top Channel