Pas ceremonisë sekrete, Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney për muaj mjalti në rezortin luksoz
Pas dasmës sekrete të Jennifer Lawrence and Cooke Maroney, çifti i sapomartuar po kalon pushimet e muajit të mjaltit në një resort në Indonezi. Revista “People”, konfirmon ekskluzivisht se çifti pas martesës së tyre u drejtuan për ‘Nihi Sumba’.
Destinacioni i ishullit është i njohur për akomodimet e tij luksoze të vilave dhe natyrë relaksuese. 33 vilat e hotelit janë të vendosura në 530 hektarë dhe ofrojnë akomodime si pishina private dhe pamje spektakolare të oqeanit, por të porsamartuarit qëndruan në shtëpinë private të pronarit të resortit, biznesmenit Chris Burch. Aktorja ende nuk e ka konfirmuar martesën me partnerin e saj, edhe pse i ka lexuar lajmet që janë publikuar rreth ceremonisë së tyre.