E akuzojnë për operacione plastike, Leonora Jakupi tregon të vërtetën për të gjithë

Leonora Jakupi ka shumë vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe pavarësisht se vitet kalojnë ajo vazhdon të mbetet po e njëjta në pamje. Megjithatë disa prej ndjekësve të saj dyshojnë se Leonora ka kryer ndërhyrje në fytyrë për t’u dukur më e bukur. Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto në rrjete sociale në të cilat shihet shumë e kuruar si çdo herë tjetër, por fansat e saj kanë dyshuar se ajo ka kryer operacione plastike.

Leonora-2

“Leonora a ke bërë operacione plastike se po shoh ndryshime në fytyrën tënde? Po dukesh edhe më e bukur”, i ka komentuar dikush nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Leonora nuk ka heshtur për këtë gjë, por ka vendosur t’ju tregojë publikisht të vërtetën të gjithëve. “Të siguroj me jetë që në fytyrën time as nuk kam pasur dhe as nuk kam ndërhyrje aq më pak plastike”, është përgjigjur Jakupi. Ajo ka shtuar se duket ndryshe në fytyrë për shkak të grimit.

Leonora-3

Këngëtarja pritet që ditën e nesërme të publikojë këngën e re, “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /revistawho.com