Kush ishte nëna që rrëmbeu Alvinin drejt Sirisë

“Gëzim e pritje”, “rikthehet në Itali Alvin”, me këto tituj mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të shpëtimit dhe nxjerrjes nga kampi burg në Siri të vogëlushit shqiptar për të cilin prej kohësh shkruanin historinë e tij të dhimbshme.

Alvin-2

5 vite më parë, fëmija u rrëmbye nga nëna e tij e cila luftonte me ISIS dhe të dy ikën në Siri, duke e ndarë të voglin nga babai dhe pjesa tjetër e familjes.

Në 2014-n, kur ishte vetëm 6 vjeç, e ëma, Valbona Berisha e mori me vete në Siri, për ta rritur në “kopshtin” e ISIS.

Alvin-3

Por kush është historia e Valbonës, nënës së Alvinit e cila tani nuk jeton më.

Ishte një shtëpiake e thjeshtë, jetonte me familjen në Barzago të Italisë, por e tërhoqën shumë videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj. Deri në atë pikë sa vendosi të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin që ai të ndiqte fatin e saj e të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

Alvin-4

Indoktrinimi nisi ngadalë. Fillimisht Valbona nisi të mbante shami koke, diçka që nuk ngjau diçka e keqe, po të mos ishte vetëm shenja e parë e një transformimi të rrezikshëm.

Valbona kishte krijuar kontakte ne internet me një terrorist të quajtur Selimovic Mendus, i cili vdiq më pas në luftime shkurtin e vitit 2015.

Alvin-5

Përmes një agjensie udhëtimesh në Kosovë, shkruan sot Corriere della Sera, ishte pikërisht ky person, Mendus që i bleu biletat e udhëtimit për gruan dhe djalin e saj.

Pamjet ku ajo niset nga aeroporti i Orio al Serios drejt Stambollit janë publikuar së fundmi edhe nga mediat italiane.

Alvin-6

Hetuesit kanë gjurmuar edhe itinerarin e ndjekur prej saj për të mbërritur në Siri: pasi vuri këmbën në Turqi, iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës. Ishte i shoqi, ai që denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët.

Alvin-7

Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, shkruan Corriere, por Valbona i kishte kthyer këtë përgjigje:

“ Për të vdekur kemi gjithsesi“.

Alvin-8