FOTOT/ “Njëherë mbush 18 vjeç”- Alesia Bami flet për ‘Audin’ që mori dhuratë dhe festën luksoze të ditëlindjes

Ditëlindja e saj e 18-të ka qenë një nga temat mjaft të përfolura që shkaktoi jo pak ‘zhurmë’ në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë luksi i ‘shfrenuar’ në ditëlindjen e moderatores dhe modeles Alesia Bami.

Festa gjigande e saj ra në sy të të gjithëve dhe duhet ta pranojmë që, përveç luksoze, ishte një ditëlindje ku binte në sy arredimi ‘chic’.

E ftuar në ‘Glamour Zone’ në Ora Neës, modelja ka ‘sqaruar’ gjithë këtë luks duke u ‘justifikuar’ me faktin se njeriu njëherë mbush 18 vjeç dhe festa e ditëlindjes nuk ishte aq luksoze sa dukej, por e arreduar mirë.

Alesia-Bami-2

“Unë njëherë mbush 18 vjeç dhe nuk ishte ndonjë luks i shfrenuar. Thjesht ishte ajo që pëlqeja dhe mu realizua…”, u shpreh Alesia.

Ajo u shpreh gjithashtu se mezi e priste të bëhej 18 vjeç por pasi i mbushi tha me të qeshur që asgjë nuk ka ndryshuar. Duke iu referuar festës gjigande dhe dhuratës së shtrenjtë, Alesia u pyet nësë babai i saj ishte tipi i i surprizave.

“Babai im nuk është fare tip i surprizave. E vetmja surprizë është kjo e ditëlindjes…” Përveç festës super luks, modelja mori edhe një dhuratë të shtrenjtë nga i ati që ishte një makinë Audi.