“Të dua çdo ditë e më shumë”, Klea Huta ndan me ndjekësit e saj veprimin romantik të Elgitit

Që prej publikimit të lidhjes së tyre, dy artistët e njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda, kanë qenë të pandarë. Ata shihen gjithë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje çifti prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën. Klea shpeshherë ndan me ndjekësit e saj, foto të të dyve, por edhe momentet kur Elgiti bën gjeste të veçanta romantike.

Klea-2

Një rast të tillë, ka publikuar ajo në “Instagram”, në të cilin shihet një letër që partneri i saj i ka lënë në mëngjes ku shkruhet: “Mirëmengjes dashni!!! Të dua çdo ditë e më shumë. Të kam gjjthçka”. Këngëtarja e ka shoqëruar këtë post me një përgjigje të shkurtër por të ndjerë. “Jeta ime, drita ime”, ka shkruajtur ajo. Duket se dashuria e tyre rritet me kalimin e kohës dhe të dy e ndajnë këtë fakt me të gjithë njerëzit që i ndjekin dhe i duan.