Art Abazi: Vajza në klip me shokun tim Mc Kreshën është e dashura ime, tani e dua më shumë sepse…

Kur fansat i panë bashkë Art Abazin dhe Mc Kreshën në klipin e ri “Enigmë”, u çuditën për këtë kombinim kaq interesant mes dy artistëve të vërtetë. Në fakt, nuk ishte rastësore, pasi ata janë dy shokë në jetën reale, që bëhen bashkë për një projekt muzikor 100 për qind të pastër. 

Në një këngë shpirti zbulojnë qasjen personale në dashuri, pasi secili i ka shkruar vetë vargjet. Pa nevojën e luksit, ata udhëtojnë me një makinë modeste në skenat e tij, duke i rrëfyer njëri-tjetrit vuajtjen që po provojnë në dashuri.

Art-Abazi-2

Në disa skena të klipit shfaqet imazhi i një vajze shumë të bukur, e cila bën lëvizje prej balerine. Po kush është kjo vajzë që vjen si mirazh e që nuk largohet kurrë nga mendja?

Art Abazi zbulon diçka interesante për gazetën “Panorama Plus”. Pyetjes se kush është aktorja në klipin romantik, ku dy shokët i këndojnë dashurisë së humbur, ai thotë: “Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj”.

Art-Abazi-3

Duke qenë se në këtë këngë i këndohet së dashurës pas ndarjes dhe a do të shërbejë kjo këngë për ata që janë lënduar, realiteti për Art Abazin është krejt tjetër. “Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë…”, thotë ai.

Po si ndodhi që u bë bashkë me Mc Kreshën? “Shumë lehtë. Ndërsa po e dëgjoja këngën me vëmendje, në një moment i thashë vetes se kësaj kënge pajetër i duhet një repturë fantastike dhe si sinonim i kësaj repture, kush mund të ishte tjetër përveç Mc. Kreshës, me të cilin njihemi prej kohësh dhe gëzon respekt të veçantë tek unë dhe jo vetëm”.

Art-Abazi-4

Pyetjes se kush është më romantiku dhe kush zemërthyesi nga të dy, Arti iu përgjigj: “Nuk e di kush është më pak e më shumë, por di se teksti i Mc.Kreshës në repturën e tij vërteton faktin që ai është artist i një niveli tjetër dhe se mënyra se si ai i qaset dashurisë është unike”.

Nëse ndodhen në një takim me fanset, pas kujt do të rendin vajzat më shumë? “Pak kohë më parë ishim duke ecur të dy, ndërkohë që përreth Kreshës ishin mbledhur 10 vajza simpatike, të cilat po prisnin për të bërë foto me të. Në një moment, njërës prej tyre i erdhi keq për mua dhe nxori telefonin për të bërë një foto”, përgjigjet Arti me modesti dhe pak humor. Ndërkohë, ata po shijojnë të dy suksesin e këngës, e cila, edhe pse nuk ka detaje komercializmi, është pëlqyer, klikuar dhe shpërndarë shumë nga rrjetet sociale.

Art-Abazi-1