Pas ndarjes, Loredana thumbon keq Mozzik-un

Ata të dy kanë qenë emrat më të lakuar në media dhe shkak është bërë ndarja e tyre e bujshme. Fjalën e kemi për Mozzik dhe Loredanën të cilët kanë ngritur shumë polemika kohët e fundit.

Ata nuk i kanë kursyer herë pas here thumbimet me njëri tjetrin por kjo ka ndodhur në mënyrë indirekte përmes statuseve apo fotove me nënkuptime në rrjetet sociale.

Loredana-5

Reperi do të publikojë shumë shpejt këngën e tij më të re të titulluar ‘Dhelpër dinake’ e cila medohet se ai ja dedikon ish-partneres.

Këtë herë ka qenë Loredana që ka vazhduar me thumbat kundër ish-it të saj dhe ka publikuar në ‘Instastory’ një thënie pikërisht për ishat:

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, thjesht kujtohu se është dikush që po njihet me ish-in tënd dhe po mendon se ai është special.”