Luiz Ejlli: Hilet dhe pazaret filluan në Festivalin e RTSH-së kur hyri në Eurovizion
Luiz Ejlli mendon se festivali i RTSH-së është i korruptuar dhe se pazaret dhe hilet datojnë kur u vendos se këngëtari fitues do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion.
I ftuar në “Thumb On”, Ejlli u shpreh se nuk është në dijeni të debatit mes kompozitores Diana Ziu dhe organizatores së festivalit të këtij viti, Vera Grabocka. E megjithatë, pohoi se festivali i RTSH-së ka qenë dhe do të mbetet më i rëndësishmi në vend.