Fatma Naçi xheloze për “të dashurën” e Elvisit: I dedikon shumë kohë dhe para!
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkëshortja e imamit të njohur Elvis Naçi, Fatma, foli për herë të parë se çfarë ndodh brenda familjes së saj të madhe.
Ajo tregoi se Elvisi është një njeri shumë i qetë, serioz dhe i dedikuar ndaj familjes, ndaj marrëdhënia e tyre ka shkuar gjithnjë mirë, edhe pse në fakt nuk ngurroi të përmendte se kishte një arsye për të cilën ndihej xheloze ndaj bashkëshortit.
Fatma preferoi ta quante bamirësinë si “të dashurën” e Elvisit, pasi ky i fundit i kushton shumë kohë aktiviteteve të bamirësisë dhe nuk e mendon dy herë të shpenzojë për ata që kanë nevojë.
Thënë këtë, Fatma zbuloi se i është dashur t’ia blejë shtatë herë unazën e martesës, pasi Elvisi ua ka dhuruar të gjitha atyre që ia kanë pëlqyer.
Top Channel