Në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat vijnë më shpejt se kudo, familja dekoron pemën e vitit të ri

Edhe pse është akoma herët, duket se në shtëpinë e Rezarta Shkurtës festat e fundvitit kanë mbërritur. Atmosfera e festave është shumë e dëshiruar nga të gjithë dhe duket se Hera e vogël nuk ka duruar dot më. Ajo i ka kërkuar prindërve të dekorojnë pemën dhe ata nuk kanë mundur mos t’ja plotësojnë dëshirën.

“Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera, e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish. Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm Babagjyshit që viti i ri të na gjejë me disa kilogramë më pak. Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjet tona”, shkruan Rezarta bashkangjitur videos, ku shfaqen të tre pranë pemës. Me këtë postim, Rezarta na solli pak nga atmosfera të gjithëve.

https://www.instagram.com/p/B4ezDI8pG0X/?utm_source=ig_embed