Njihuni me 24-vjeçarin që u bë miliarder brenda natës
Ai është vetëm 24 vjeç dhe është bërë miliarder brenda natës. Emri i tij është Eric Tse dhe pasuria e tij e cila është më e madhe se ajo e Donald Trump, arrin vlerën e 3.8 miliardë dollarëve.
Eric trashëgoi nga familja disa aksione nga kompania e tyre farmaceutike, “Sino Biophaceutik”.
Paga vjetore e 24 vjeçarit arrin në rreth 500 mijë dollarë. Nëse do t’i hidhni një sy ‘Instagramit’ të Eric, ai është i mbushur me foto nga jeta e tij luksoze.
Në foto shihet se miliarderi ka pozuar me njerëz të famshëm si Rihanna, Bella Hadid etj.
Eric Tse vlen shumë më tepër edhe se themeluesi i CEO i Snapchat’it, Evan Spigel, duke e kaluar pasurinë e tij me 2.1 miliardë dollarë. Por ai ka kapërcyer edhe pasurinë e Trump me 3.1 miliardë dollarë dhe atë të themeluesit të Starbucks, Hoëard Schultz me 3.5 miliardë dollarë.
Ai bën pjesë në 550 njerëzit më të pasur në botë sipas listës së publikuar nga Forbes.