Stresi tregon si funksionojnë burgjet në Shqipëri: S’ka shans të shkelet fjala e dhënë
Një eksperiencë ndryshe, jo e vështirë, e quan Stresi 8 muajt e kaluara në burg. I ftuar në emisionin “Glamour Zone” të Ester Bylykut transmetuar mbrëmjen e djeshme në RTV Ora, Stresi tregon si kaloi ditët në burg, rregullat pas hekurave. Tani po punon për albumin e tij dhe së shpejti do të nxjerrë këngën “U bë kohë që sjemi parë”
Pjesë nga biseda:
Stresi: Po nxjerr një këngë të re solo “U bë kohë që sjemi parë”. Do e nxjerr në nëntor shumë shpejt.
Stresi: Jam frymëzuar. U bë një kohë që sjemi parë i them dhe publikut. U bë një kohë që sjemi parë nga pauza, menopauza. Është temë që cdokush e gjen veten.
Ester Bylyku: Kur dole nga burgu ke publikuar gjysmë albumi.. kur të doli koha?
Nga burgu dola më 15 qershor. Më 19 jam aktivizuar direct. Disa këngë i kam menduar atje. Isha i etur shumë të hyja në studio dhe të realizoja ato që kisha në mend. Në total janë 11 këngë.
Ester Bylyku: Ke kaluar dhe periudhën e vështirë…
Stresi: Nuk ishte periudhë e vështirë ishte eksperiencë tjetër. Ishte hera e parë që bija në burg në Shqipëri dhe rri kaq gjatë në burg, 8 muaj.
Ester Bylyku: Cfarë experience?
Stresi: Ishte eksperiencë tjetër, krejt ndryshe, por jo e vështirë. Ishte e vështirë për ata që ia bëjnë vetes të vështirë.
Ester Bylyku: Si ia kalove se e merr me kaq sportivitet?
Stresi: Shumë mirë. Kishim aktivitetet në dhomat tona .. u bëmë bashkë me bashkëvuajësit. Kisha dhe njerëz të njohur, sepse kështu funksionojnë burgjet në Shqipëri, vjen dikush një mik të merr nga jashtë. shiko ma sistemo se është miku im. Atje ka një rregull më të fortë se ne jashtë. Fjala e dhënë është fjalë e dhënë. Pikë zbatohet. Nuk ka shans që të shkelet. Është një botë tjetër atje.
Ester Bylyku: Për cfarë e jepni fjalën?
Stresi: E japim fjalën për besnikëri. Gjëja më e rëndësishme në burg është të kalosh mirë me të gjithë e nuk ke problem. Sepse kur vazhdon të kesh probleme nuk është mirë.
Ester Bylyku: Bëre miq të vërtetë?
Stresi: Patjetër, nëpër burgje ka djem më të mirë sesa jashtë. Atje janë djem që kanë reflektuar. Dinë gabimet, janë të rrahur me jetën dhe janë të penduar. Unë i përshëndes gjithmonë ata.
Ester Bylyku: A dole me mend të tjera?
Stresi: Dola me një mendim që në Shqipëri shteti të manipulon siç do vetë. Sepse unë aty nuk isha për armëmbajtje pa leje por për armëlënie. Prokuroria më ka akuzuar dhe më ka hequr akuzat dhe 8 muaj burg pa afat, tani mund të dalësh nga burgu. Kjo cështje është zgjidhur një herë e mirë. Mbylla dënimin që më caktoi shteti dhe kaq.