LAJM I FUNDIT/ Nxirret nga kampi i Al-Holit Alvin Berisha, shumë shpejt bashkohet me të atin

Një lajm i mirë është raportur në mediat arabe, ku mësohet se vogëliushi shqiptrar Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i Al-Holit.

Mësohet se ‘Gjysmë hëna siriane’ ka bashkëpunuar me ‘Kryqin e Kuq Ndërkombëtar’ dhe autoritet italiane e shqiptare për të bërë të mundur nxjerrjen e 11-vjeçarit nga kampi i tmerrshëm.

Shumë shpejt i vogli pritet që të bashkohet me të atin e tij, i cili prej gjashtë vitesh ka qenë në kërkim të Alvinit.

Alvin Berisha prej 5 vitesh gjendej në Siri, ndërsa dy vite më parë kishte humbur dhe nënën e tij, Valbonën, e cila ishte vrarë gjatë një shpërthimi. Valbona Berisha kishte lënë Italinë, dhe ishte nisur në Siri, ku u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin lindi dhe një tjetër fëmijë.

Duhet thënë se një meritë të jashtëzakonshme për kthimin e Alvinit në Shqipëri e ka dhe emisioni Le Iene, që vunë në lëvizje autoritetet italiane, që të kthenin 11-vjeçarin tek i ati i tij.

Ata i bënë presion autoriteteve italiane që të reagonin për rastin e Alvinit dhe për ta bashkuar atë me familjen.

(E.K/Faxweb.al)