Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: “Erik Lloshi më ka ngacmuar përpara se të më njihte…”
Ajo është një zë i ri për publikun. Këngëtarja Xheisara së fundmi ka bërë deklaratën e papritur. E ftuar në emisionin ‘Lart e poshtë’, ajo është pyetur nëse e kanë ngacmuar ndonjëherë kolegët.
Këngëtarja nuk nguroi të përgigjej, e madje të thoshte edhe emër.
“Eriku përshembull përpara se të më njihte më ka ngacmuar. Sigurisht kjo ka ndodhur para se ai të martohej dhe tani jemi miq të mirë”, është shprehur Xheisara.