Largohet nga ‘ABC News’ për t’u zhvendosur në ‘TV Klan’, zbuloni programin e ri të Mirela Milorit

“Historia ime” është programi më i ri i televizionit Klan, i cili do të sjellë në rolin e moderatores gazetaren Mirela Milori.
Është zbuluar se ajo është larguar nga “ABC News” për të kaluar tashmë në “TV Klan”, ku do të ketë një emision të vetin, në të cilin përveç se moderatore do të jetë edhe bashkëautore.
Programi “Historia ime”, do të trajtojë histori dhe tema të ditës nga të gjithë njerëzit dhe problematika të tyre, i cili do të trasmetohet çdo ditë.
Vetë televizioni ka publikuar spotin e emisionit, por pa zbuluar datën se kur do të nisi saktësisht.