Tmerr me sy, grabitet nën kërcënimin e armëve ish-ylli i JUVENTUS

Claudio Marchisio ka kaluar momenti tmerri në shtëpinë e tij, teksa mbrëmjen e së martës disa hajdutë të armatosur plaçkitën shtëpinë e tij. “ANSA” raporton se katër persona të maskuar, kërcënuan ish-yllin e Juventus dhe bashkëshorten e tij Robertan në vilën e tyre në Torino.

Juve-2

Me armën në kokë, Marchisio u detyrua të hapë kasafortën ku mbante të fshehura disa gjëra me vlerë. Hajdutët arritën të merrnin para, ora luksoze dhe disa gurë të çmuar.

Mediet italiane raportojnë se vlera e tyre është e madhe, ndërsa policia nuk ka preferuar të japë detaje. 33-vjeçari është kthyer së fundmi në Itali pasi i dha fund aventurës me Zenit St. Petersburgun dhe karrierës si futbollist.