Kanye West flet me humor për ish bashkëshortin e Kim

Pas muajsh pritjeje për albumin e ri, Kanye i dhuroi më në fund botës “Jesus Is King”, këtë javë.

Gjatë bisedës së tij me James Corden, këngëtari foli për pothuajse gjithçka. Për vajzën 6-vjeçare, North, për lidhjen me Zotin, për taksat dhe mbi të gjitha për ish-burrin e Kim-it, Kris Humphries. Fillimisht, Kanye u shpreh se vitet e martesës llogariten ashtu si vitet e jetës së qenushave. Këngëtari përshembull ka 5 vjet i martuar me Kim-in, por i duken si 500!

Kanye-2

Më tej, West vijoji të thoshte se çifte si Barack dhe Michelle Obama e kanë bërë konceptin e martesës të bukur sërish. “Njerëzit mendonin se s’është dhe aq bukur të jesh i martuar. Pastaj unë u martova dhe të gjihë nisën të thonë se qenka lezetshëm.”- u shpreh ai. Duke e ditur mirë që s’është kështu, gazetari ndërhyri dhe tha: “Në fakt, asnjë s’mendon që s’është qef të martohesh me Kim Kardashian. Madje, të gjithë mendojmë të kundërtën.

Kanye, nisi të qesh dhe menjëherë ju kujtua bashkëshorti i parë i gruas.  “Epo mirë, Kris  Humphries jo!”

Kim dhe Kris qëndruan të martuar vetëm për 72 ditë dhe më pas u ndanë, martesë e cila sot i shkakton humor këngëtarit.