Video/ Shpërthim në studion e Jonida Shehut: Desh vdiqa!

Jemi në vigjilje të Halloween. Ndërsa përgatitjet për festën kanë nisur, janë blerë kostumet, shtëpitë po dekorohen, nuk kanë të mbaruar as surprizat e frikshme.

Stafi i “Soire”, në Top Channel përgatiti një ‘surprizë’ për shefin e njohur të kuzhinës, Renato Mekollin. Një shpërthim do të ndodhte ndërsa Renato ishte në emisionin e drejtuar nga Jonida Shehu. Por ja që nga shpërthimi u tremb më shumë Jonida. Moderatorja ka shpërndarë në Instagram, një video nga provat e emisionit dhe aty shihet kur diçka shpërthen. Reagimi i moderatores? Nuk i mbeti gjak në trup, thotë populli.

https://www.instagram.com/p/B4PX9FxHPWg/?utm_source=ig_embed

“Kështu na gjeti Halloween në Soirée.
Këtë shpërthimin e kishim programuar për të trembur Renato Mekollin dhe unë kisha qenë në prova (isha në dijeni të plotë) dhe për pak vdiqa nga frika .”,– shkruan Jonida në Instagram./K.C/dritare.net