VIDEO/ Ministri i Financave rrëzohet nga podiumi pas fjalimit, bie pa ndienja e thyen hundën

Ministri gjerman i Financave Peter Altmaier përfundoi pa ndjenja sepse ra nga podiumi pak pasi kishte mbaruar fjalën e tij në një konferencë.

Ngjarja ka ndodhur të martën dhe sipas “Reuters”, ministri kishte pësuar një frakturë në hundë, si dhe gërvishtje. Kështu i tha medias një zyrtar i cili kishte dijeni mbi gjendjen shëndetësore të ministrit.

Ministri, 61 vjeç, ra teksa zbriste nga podiumi në fund të fjalimit të tij në një konferencë mbi strategjinë dixhitale të Gjermanisë në qytetin e Dortmundit.

Konferenca po transmetohej live dhe qytetarët kanë parë momentet që treguan Altmaier teksa ra duke nderprere duartrokitjet e te pranshmeve qe perfunduan me duart para gojes te mbetur te shtangur e habitur nga situata qe pane.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=K1i_LegHBJo

Mjekët nxituan ti jepnin ndihmën e parë aty dhe më vonë u dërgua në spital.

Per ngjarjen reagoi edhe ministria qe ai drejton, teksa mesohet se incidenti i ka shkaktuar ministrit nderprerje te punes deri ne sherim te plote./PANORAMA