FOTO/ Te PARTIZANI ngroh stolin, vëllai i EKUBAN bredh në kryeqytet me të dashurën e tij

Joseph Ekuban, sulmuesi i Partizanit, është fotografuar në rrugët e Tiranës me të dashurën e tij. Në fakt, ky ështën jë mbiemër tepër i dëgjuar në vendin tonë, në veçanti për tifozët e “demave”, pasi disa vite më parë, vëllai i tij, Caleb, mbajti për një sezon veshur fanellën e kampionëve të Shqipërisë, duke shënuar shumë gola dhe arriti të bënte edhe diferencën në elitën e futbollit shqiptar.

Ekuban-2

Mirëpo, Joseph, duket se nuk po ndjek rrugën e vëllait të tij, të paktën deri tani, pasi nuk po arrin të bëjë diferencën tek Partizani nën drejtimin e trajnerit Franco Lerda. Tashmë mbetet për t’u parë, nëse e dashura e tij do e motivojë për të dhënë më shumë në fushën e lojës, apo do të ndodhë e kundërta me sulmuesin, duke qendruar më “i rrezikshëm” jashtë fushës së blertë, sesa brenda saj.

Ekuban-3

Caleb Ekuban