Prej janarit, Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”
Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel”. Burime për “RevistaWho.Com” bëjnë me dije se moderatori i dashur i programit “Në shtëpinë tonë” ka vendosur të ndërpresë kontratën me një prej televizioneve më të mëdha në vend dhe prej janarit nuk do të jetë më fytyra e programit të mesditës në këtë ekran. Pas dy sezonesh të suksesshme, njëri në krah të Anjeza Majës dhe tjetri në krah të Stela Kotrit, Agalliu tërhiqet nga ky bashkëpunim për motive ende të panjohura dhe ditët e fundit të vitit, do të jenë të fundit edhe për të në “Top Channel”. Duket se bashkë me Florin, vendimin për t’u tërhequr nga programi i përditshëm i mesditës në “TCH” e ka marrë edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, e cila mban autorësinë e “Në shtëpinë tonë” që prej lindjes së këtij formati.
Aktualisht Florian Agalliu po shfaqet në spektaklin “Dance With Me” ku konkurron krah Era Rusit si dhe është i angazhuar me shfaqje në “Teatrin Kombëtar”. “Xhelatët” me regji të Qëndrim Rijanit e ka kthyer aktorin në terrenin e tij më të sigurtë, për të cilin edhe është shkolluar, teatrin.
Se çfarë do të ndodhë me “Në shtëpinë tonë”, do ta mësojmë në muajt në vijim. Deri atëherë, Florin do ta shohim çdo mesditë krah Nevina Shtyllës në moderim. / revistawho.com