“Egli para kredisë”/ Me vetulla të trasha e të pahequra, ja si dukej e dashura e Olsi Bylykut vite më parë
Ata janë dyshja më e komentuar e shoëbiz-it dhe një mbështetje e madhe për njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Olsi Bylykun dhe Egli Takon. Kjo e fundit përmes një fotoje të publikuar në Instastory ka zbuluar se si dukej ajo kur ishte e vogël. “Pas shumë aludimesh mbi pamjen time, por kryesisht VETULLAT, ju prezantoj me Eglin para kredisë. Rroftë piskatorja, jo gjilpëra. Disa gjëra që na ulin vetëbesimin kur jemi fëmijë, na favorizojnë kur rritemi.”– shkruan Egli, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.
Bazuar në çfarë ajo shkruan duket se ka vuajtur nga kompleksiteti dhe mungesa e vetëbesimit për shkak të pamjes së saj, konkretisht vetullave të trasha.