Adrola dhe ish-partneri i saj më krenarë se kurrë, djali i tyre vlerësohet me certifikatë

Dushi është nënë e një djali 5-vjeçar të quajtur Troi, i cili rritet çdo ditë e më shumë. Pak nga pak Troi do bëhet gati edhe për në shkollë e duket se Adrola dhe ish-partneri i saj, Adisi, duan t’i tregojnë që tani se si të mësojë gjëra të reja dhe të vlerësohet për njohuritë e tij. Ditën e sotme modelja ka zbuluar se vogëlushi ka fituar një certifikatë, që duhet të jetë e para për të dhe kjo gjë i ka bërë shumë krenar prindërit e tij. Troi duket se ka mësuar shkronjat dhe për këtë ka marrë vlerësimin e merituar.

Adrola-2

Në foton përkrah certifikatës, babai i Troit, Adisi ka shkruar: “Ka ardhur koha të bëhemi krenarë” dhe ka përmendur në postim Adrolën.

Kjo gjë vërteton dhe njëherë se modelja ruan raporte mjaft të mira me ish-partnerin e saj dhe se të dy tregohen shumë të kujdesshëm ndaj vogëlushit të tyre. /revistawho.com