I biri dërgon në Festivalin e RTSH-së këngën e të ndjerit Agim Prodani, por ja çfarë bënë organizatorët

Një projekt muzikor i krijuar nga artisti i madh, Agim Prodani nuk është pranuar nga organizatorët e Festivalit të Këngës në RTSH, këtë edicion të 58-të.

Djali i tij, Kujtim Prodani e ka dorëzuar këngën e të atit të ndjerë në festival por organizatorët e festivalit nuk e kanë pranuar.

Prodani-2

Sipas tij ishte një çështje shumë e ndjeshme dhe personale, duke marrë parasysh edhe faktin që babai i tij ka 30 vjet që është ndarë nga jeta.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, edhe artistit Erik Lloshi, nuk iu pranua kënga me të cilën ai donte të konkurronte.