Vera Grabocka feston ditëlindjen e vajzës së saj në mënyrën më të veçantë

Vera Grabocka është padyshim një prej regjizoreve më të dashura nga publiku shqiptar. Ajo është autore e dhjetërave programeve të cilët kanë rezultuar në sukses të vërtetë. Ditën e djeshme Vera, festonte ditëlindjen e vajzës së saj të vetme, Linda.

Gjatë puntatës në mbrëmjen e kaluar të “Dance With Me”, ajo së bashku me stafin dhe kolegët, i organizuan një suprizë shumë të veçantë. Këtë e ka zbuluar vetë Vera me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku përfshihen disa video me urime, duke nisur nga ajo vetë bashkë me stafin, pjesëtarët e jurisë Gent Zeneli, Enada Hoxha dhe Valbona Selimllari, konkurentët dhe moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu.

View this post on Instagram

Happy Birthday to the JOY of my life ❤️ #Linda

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

“Gëzuar ditëlindjen lumturia e jetës sime”, ka shkruar Vera bashkangjitur videove të shumta. Kujtojmë se vajza e saj, Linda jeton jashtë Shqipërisë, është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.