FOTO/ Gazetari shkëmben puthje e përqafime me një vajzë seksi, ç’ndodhi në festën e 27-vjetorit
Pas shumë eksperiencave në programe të ndryshme televizive, Klinton Zeqirajn këtë sezon e shohim mbrëmjeve në emisionin investigativ “Stop” në “Tv Klan”. I njohur për ngacmimet thumbuese që u bën personazheve VIP dhe atyre që s’njihen në publik, edhe këtë vit ai organizoi festën e ditëlindjes së 27-të në Tiranë, mes miqsh të afërt siç bën gjithmonë.
Por nga fotot e festës, ra në sy prania e një vajze seksi të veshur me fustan pink, e cila i qëndronte shumë pranë.
Nga puthjet tek përqafimet që shkëmbyen u fiksuan nga fotografi gjatë asaj mbrëmjeje të gëzueshme. Nuk dihet nëse janë thjesht miq apo ka diçka më shumë mes tyre, por sidoqoftë ata duken shumë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Story.al