Kujdes! Emrat e këtyre personazheve të famshëm, janë të ‘rrezikshëm’ për telefoni tuaj, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare
“McAee”, firma e sigurisë në internet ka zbuluar listën e 10 personazheve për të ‘rrezikshëm’ në internet. Këta personazhe janë shumë të famshëm, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Nëse klikoni emrin e tyre në internet, pajisjet tuaja elektronike si kompjuteri apo edhe telefoni, rrezikojë të preken nga viruset.
Këta emra janë ndër më të klikuarit në internet. Personazhi më i ‘rrezikshëm’ i këtij viti për t’u kërkuar në internet u shpall koediani amerikan John Oliver.
Pjesë e listës janë gjithashtu edhe tre komedianë të tjerë, Jimmy Fallon, James Corden dhe Jimmy Kimmel.
Sipas ‘McAee’, këtë vit pjesë e listës është edhe Liam Hemsworth dhe Emilia Clarke.