Tayna ndan me ndjekësit detajin e saj më personal
Tayna ka treguar shpesh se beson shumë në energjinë pozitive dhe ligjin e tërheqjes. Ditën e sotme reperja ka zbuluar se çfarë bën ajo për të tërhequr gjërat pozitive në jetë, që e bëjnë të ndihet mirë. Tayna ka ndarë me ndjekësit një detaj shumë personal, i cili duket se për të është mjaft i rëndësishëm. Këngëtarja ka treguar se çdo ditë shkruan në një bllok shënimesh gjithçka për të cilat ajo është mirënjohëse, madje edhe për mundësinë që i jepet çdo ditë për të jetuar. “Ky është blloku im i mirënjohjeve ku unë shkruaj gjithçka për të cilën jam mirënjohëse çdo ditë. Kanë kaluar 2 vite qëkur e kam nisur dhe më ndihmoi ta shihja jetën në një mënyrë më pozitive. Ka shumë gjëra që mundesh të jesh falenderues/e në jetë qoftë edhe vetë frymëmarrja. Kur fokusohesh në gjëra që i ke në jetë, të ndihmon të jesh më i/e lumtur edhe tërheq më shumë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë”, ka shkruar reperja.
Më pas ajo ka bërë një tjetër postim, në të cilin ka treguar ditarin e saj që e përdorë për të reflektuar dhe kuptuar më mirë veten. “Dhe ky është ditari im, që më ndihmon të kuptoj veten. Ky është si miku im i ngushtë. Ndoshta duhet ta publikoj pas 20 vitesh apo më vonë dhe ta shes”, ka thënë Tayna. Mbi kapakun e ditarit të saj shkruhet “Shkrimi është më i lirë se terapia”, diçka që tregon se kjo gjë e ndihmon shumë reperen për t’u qetësuar.
Tayna ka vetëm 1 vit që është bërë pjesë e industrisë së muzikës dhe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, e sipas saj kjo gjë ka ardhur për shkak të mendimeve pozitive. /revistawho.com