Pas lindjes së djalit të dytë, Sara bën gjestin e veçantë për nënat e reja
Trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço janë bërë së fundmi prindër për herë të dytë të një djali të quajtur Roman. Ajo është bërë nënë në një moshë relativisht të re, por për të është një nga periudhat më të bukura të jetës. Pavarësisht se është totalisht e fokusuar tek djemtë e saj, Sara ka gjetur pak kohë për të qenë aktive në rrjetet sociale. Ajo madje ka bërë edhe një gjest të veçantë për ato nëna që sapo kanë lindur.
Me anë të një postimi në “Instastory”, në “Instagram”, ajo ka shkruajtur: “Dua të dhuroj një çantë me produkte dhe formula për fëmijë të sapolindur ose që kanë lindur para kohe(rroba për peshën 2-2.5 kg). Nëse njihni dikë që ka lindur së fundmi më lajmëroni”. Duket se Sara e ka kaluar periudhën e vështirë të fillimit, e po mundohet t’ju vijë sadopak në ndihmë nënave të reja.