“Nuk i kam hequr unë”, Dritan Shakohoxha flet për largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit
Mbrëmjen e djeshme në programin e Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit”, ka qenë i ftuar Dritan Shakohoxha. Në një intervistë me moderatoren ai ka folur edhe për largimin e bujshëm të dy gazetareve të njohura, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri nga SuperSport. Ai tregoi se nuk kishte të bënte me largimin e tyre nga televizioni.
“Një person ikën nga puna, të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati, për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam çfarë të bëj, jam drejtor i SuperSportit. Unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner nuk do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me 20 lojtarë. Nuk di të them do rri njëri në stol. Gjithsesi njerëzit nuk kanë pse rrinë në të njëjtin vend pune”, u shpreh Shakohoxha. Tanimë Bora dhe Ilda kanë zgjedhur të largohem nga sporti dhe të kenë sukses në fusha të tjera te televizionit.