Pasi publikoi këngën e re, Morena Taraku përfundon në spital
Ditën e djeshme, Morena Taraku, publikoi projektin e saj më të ri. Ajo nxorri këngën e saj më të re”Missed Call”, ku ashtu si çdo herë tjetër, ajo shfaqet mjaft stil.
Por duket se këngëtarja ka përfunduar në spital, për arsye që ende nuk dihet. Ka qenë vetë Morena që e ka bërë publik lajmin, duke postuar një foto ku shihet e shtrirë në spital, teksa është duke marrë serum.
Kjo mund të jetë vetëm nga lodhja e këtyre ditëve, pasi ajo ka vazhduar me publikimin e pjesëve të ndryshme nga kënga, duke treguar në një farë mënyre, që është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.