Përdhunimi i modeles, ADN-ja ’fundos’ Christiano Ronaldon
Pak kohë më parë Prokuroria e Las Vegasit rrëzoi akuzat për përdhunim të ngritur nga ish-modelja amerikane ndaj futbollistit Christiano Rolaldo.
Hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përdhunim në një hotel të Las Vegasit në verën e vitit 2009.
Por sipas informacione të siguruara nga tabloidi britanik ‘The Sun’, ADN-ja e futbollistit përputhet me gjurmët e gjetura lidhur me këtë rast.
Mes 100 faqeve të e-mail mes policisë dhe hetuesve lidhur me këtë çështje lexohet detektivi i Las Veag Jeffrey Guyer teksa shkruan: ‘E kemi ADN dhe përputhet plotësisht’.
Lajmi u publikua për herë të parë nga gazeta ‘Der Spiegel’, e cila publikoi disa dokumente të siguruara nëpërmjet ‘Football Leaks’. Mes tyre ishte edhe një akord i rezervuar i nënshkruar në vitin 2009 nga Mayorga dhe Ronaldo në mënyrë që modelja të mos tregonte atë çfarë ka ndodhur me portugezin që i pagoi 375 mijë dollarë./Gazeta Liberale