Pak kohë përpara dasmës së saj, Jennifer Lopez duket mahnitëse me fustanin e nusërisë në setin e xhirimeve
Jennifer Lopez duket absolutisht mahnitëse e veshur me fustan nusërie teksa shihet duke dalë nga xhirimet e filmit të saj më të fundit “Marry Me”.
50-vjeçarja është parë në një fustan me gurë që shkëlqejnë, argjend dhe vello të bardhë për rolin e saj në setin e filmit.
Ky film bën fjalë për një këngëtare të suksesshme (Lopez) e cila disa momente para se të martohej me të fejuarin e saj, yllin e rokut (Maluma) zbulon se ai e tradhëton me asistenten e tij dhe menjëherë humb toruan dhe zgjedh dikë nga publiku për t’u martuar. Këtu lind rrugëtimi i saj drej të paditurës.
Fustani i veçantë i krijuar për Jennin duket se i përafrohet atij që ajo do zgjedhë të veshë në dasmën e vërtetë të saj.