Nga fotot e pushimeve, Albani zbulon se Ameli i ka ngjarë atij për diçka

Para se Miriami të sjellë në jetë fëmijën e dytë, ajo dhe Albani kanë vendosur të “arratisen” për disa ditë pushime familjare. Së bashku me vajzën e tyre Amelinë ata kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë vizituar disa vende mjaft të bukura. Përmes fotove të publikuara në rrjete sociale, Albani ka treguar se ata kanë vizituar një kopësht zoologjik, që sigurisht është një nga vendet më të preferuara për fëmijët. Në fotot e postuara këngëtari ka pozuar me Amelinë dhe në njërën prej tyre shihet duke mbajtur lart në krahë vogëlushen. Kolazhin e fotove ai e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Si e ke nisur do ja kalosh edhe gjirafës një ditë”, duke zbuluar se Ameli është shumë e gjatë për moshën që ka.

Menjëherë pas kësaj kanë nisur komentet nga ana e ndjekësve, të cilët shprehen se për shtatlartësinë Ameli i ka ngjarë Albanit, ndërsa bukurinë e ka marrë nga Miriami. Kujtojmë se çifti i njohur presin të bëhen prindër të një djali dhe shumë shpejt familja e tyre do të jetë e kompletuar. /revistawho.com