Miqësi e rrallë mes dy artistesh, Mariana Kondi i dedikon Artjola Toskës fjalët më të sinqerta

Miqësitë mes personazheve të famshëm janë shumë të forta në shumicën e rasteve, por rrallë ndodh të shikojmë dedikime të sinqerta që të bëjnë të besosh se shoqëria e pastër ekziston akoma. Së fundmi Mariana Kondi i ka kushtuar disa fjalë mjaft të sinqerta njërës prej mikeshave të saj, këngëtares së njohur Artjola Toska. Aktorja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me këngëtaren dhe e ka shoqëruar me një shkrim shumë special, kushtuar vetëm asaj.

Mariana-2

“Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara me të cilat jam zhgënjyer! Një libër e kam zgjedhur nga kopertina, por faqet ishin të bardha (sidomos tek poezitë). Një këngë e kam dëgjuar për shkak të një emiocioni të momentit, emocion kalimtar si pëlqimi i asaj kënge! Veshjet mund t’i zgjedh për shkak të modës por nuk më bëjnë moderne! Çantat i dua të mëdha dhe ato janë bosh! Në shumë çka mund të kem gabuar, por jo në zgjedhjen e shokëve apo të shokve! Një ndër to je ti Artjola Toska”, ka shkruar Kondi në postim. Mariana dhe Artjola kanë shumë vite që janë pjesë e skenës dhe me siguri miqësia mes tyre ka nisur pikërisht nga momentet kur u është dashur të performojnë bashkë në ndonjë shfaqje. /revistawho.com