Antonio Banderas ende i dashuruar me ish-bashkëshorten: “Do ta dua deri në vdekje!”

Për të, ish-bashkëshortja është dashuria e jetës. Në një intervistë për prestigjozen ‘People’, aktori i njohur Antonio Banderas është shprehur se edhe pse Melanie Griffith nuk është më bashkëshortja e tij, ai do ta dojë deri në vdekje.

“Mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë. E kam dashur dhe do ta dua deri ditën kur do vdes. Ajo është familja ime”, ishin fjalët e aktorit.

Banderas-2

Ata kanë një vajzë 23 vjeçare, Stella-n. Gjithashtu, Banderas e ndihmoi Griffith që për 20 vjet martesë të rriste vajzën e saj Dakota Johnson të cilën e kishte nga martesa e parë dhe djalin Alexander Bauner të cilin e kishte nga martesa e dytë.

Banderas-3

“Unë isha aty për ta sepse e doja nënën e tyre. Ata e kuptuan shumë shpejt këtë dhe më quajtën Paponio, një përzjerje mes Baba dhe Antonio”, u shpreh Banderas.