Kate dhe princ William shkojnë në event me dumdum
Ditën e djeshme, Kate Middelton dhe Princi William nisën turin e tyre në Pakistan.
Ata do të qëndrojnë në këtë vend për disa ditë dhe do të njihen me problematikat kryesore.
Për t’ju përshtatur traditave pakistaneze ata kanë zgjedhur të veshin veshje tradicionale.
Ditën e djeshme Kate shkëlqeu me një fustan të kaltër ndërsa sot ka veshur një fustan jeshil, i cili kombinohet shumë mirë edhe me veshjen e Princit William.
Në këtë vizitë ata kanë vendosur të bëhen fiks si vendasit, duke hequr dorë nga mjetet e luksit dhe kanë udhëtuar me dumdum.
Në eventin e parë të rëndësishëm ata kanë shkuar me një të tillë dhe duket se Kate dhe William e paska pëlqyern.