‘Ergi, ku je?’/ Barbana Dini nxjerr këngën e lënë përgjysëm nga vëllai

Nesër këngëtari do të festonte ditëlindjen e tij dhe pikërisht në të njëjtën ditë Barbana ka vendosur që të publikojë këngën e tyre me titull “Ku je”.

Këngëtarja Barbana Dini  do të publikojë nesër këngën e nisur me vëllanë e saj, Ergi Dinin, i cili u nda nga jeta tre vite më parë.

Nesër këngëtari do të festonte ditëlindjen e tij dhe pikërisht në të njëjtën ditë Barbana ka vendosur që të publikojë këngën e tyre me titull “Ku je”.

“Nesër, më 15 Tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me Ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen KU JE?,“-shkruan Barbana.

Ergi Dini u nda nga jeta disa vite më parë, pas një aksidenti automobilistik me një motorr sportiv që po ngitej nga shoku i tij.

(k.m/dosja.al)