“Babai s’më besonte”, Drilon Hoxha tregon fitimet që merr nga filmat
Ai është aktor dhe regjizor mjaft i talentuar. Dy prodhimet kinematografike të Drilon Hoxhës, “Drejt fundit” dhe ‘Dashuria s’mjafton”, rezultuan mjaft të suksesshme dhe për pasojë edhe fitimet monetare kanë qenë të majme.
Pikërisht këtë ka rrëfyer Driloni në ‘Mos i fol shoferit’. Ai ndër të tjera shprehet se mund të jetohet shumë mirë me profesionin e tij në Shqipëri.
“Me filmin e parë kam blerë shtëpi, ndërsa me filmin e dytë kam bërë shumë lekë. Kur u mora në fillim me aktrim, babi më thoshte: Ç’e do këtë profesion sepse aktorët rrijnë tek pedonalja dhe numërojnë 10 lekëshat. Dhe, kur i dërgova lekët e filmit të dytë, nuk e besonte që vinin pikërisht nga filmi”-ka treguar aktori.