Pavarësisht se tashmë janë të martuar, Afrona dhe Blero nuk jetojnë bashkë

Në 21 shtator Afrona dhe Blero Muharremi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në prani të personave më të afërt. E gjithë dasma ishte e kuruar në detaje dhe të ftuarit e shijuan në maksimum çdo moment të saj. Së fundmi në një intervistë të dhënë për ‘Prive.al’ pas dasmës Blero ka rrëfyer disa detaje të cilat ne nuk mund t’i shihnim përmes postimeve në rrjete sociale. Ai ka treguar se momenti më emocionues në dasmë ka qenë kur ka parë Afronën në altar me fustan të bardhë dhe aty nuk ka mundur të mbajë as lotët.

Afrona-2

Blero ka zbuluar se ai dhe Afrona kanë marrë urime edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi, e cila është kujdesur që dhe vajza e tyre, Tara, të ishte e pranishme në dasmë.

Afrona-1

Këngëtari ka treguar se pas dasmës nuk mundën të shkonin me muaj mjalti, por kanë rezervuar 12 ditë pushime në muajin nëntor. Ndër të tjera Blero tha se ai dhe Afrona nuk jetojnë akoma bashkë, edhe pse tashmë janë të martuar. Ai ka treguar se ata të dy janë shumë të zënë me punë dhe se nuk e kanë vendosur akoma nëse do të jetojnë në Prishtinë apo në Zvicër, duke qenë se kanë shtëpi në të dyja vendet. Blero ka shtuar se ata ndihen mirë edhe në këtë mënyrë, sepse kanë arritur t’i përballojnë distancat për shumë vite me radhë. /revistawho.com