Një çift i ri në showbizin shqiptar, Big Mama prezanton të dashurin e saj për fansat
Udhëtimet e Big Mamas kohët e fundit kanë qenë të shumta dhe destinacioni i preferuar i këngëtares është padyshim Turqia. Jo më kot, pasi lidhja me këtë vend për Big Maman qenka më e rëndësishme se thjesht afeksion turistik.
Ditën e djeshme, artistja nga Tetova prezantoi të dashurin për të gjithë fansat e saj. Ndonëse jo tepër e përfolur për romanca, Big Mama po kalon një histori dashurie me modelin turk, Serhat Kaynarpinar. Duke pozuar të dy buzë detit, këngëtarja shkruan: “Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri…”
Postime po kaq romantike shihen edhe në profilin e modelit, e mund të themi padyshim se çifti po kalon një romancë shumë të bukur mes tyre. Mos vallë kemi dasëm në sfond? Nuk i dihet…
News31.al