Horoskopi i datës 11 tetor 2019

Dashi
Tregohuni sa më të hapur dhe diskutoni çdo gjë me atë që keni në krah. Lidhja juaj do jetë më e bukur dhe emocionet më të mëdha. Beqarët me shumë gjasë do goditen nga shigjeta e Kupidit dhe do bien kokë e këmbë në dashuri.

Demi
Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjatë kësaj dite kështu që dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shumë. Beqarët, nën ndikimin e madh të Venusit do kenë takime mjaft interesante. Sektori i financave do ketë nevojë për më tepër kujdes.

Binjakët
Lidhja juaj do jetë paksa e ndërlikuar gjatë kësaj dite, megjithatë me pak qetësi dhe durim mund t’ia dilni ta përmirësoni situatën. Ditë më problematike do jetë për ata që nuk do qëndrojnë besnikë. Beqarët do kenë një ditë normale, pa takime.

Gaforrja
Jeta në çift nuk do jetë shumë e keqe, por as shumë e qëndrueshme. E mira do ishte të flisnit hapur me partnerin/en dhe me maturi t’i zgjidhnit problemet. Beqarët do jenë të shpërqëndruar dhe nuk do mendojnë për të krijuar një lidhje.

Luani
Ditë shumë e qetë për ata që janë në një lidhje. Do qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe do dashuroheni butësisht. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të mbushur me takime dhe risi. Njihuni me sa më shumë persona, por në fund mendohuni mirë para se të bëni një zgjedhje.

Virgjëresha
Çdo gjë do të shkojë për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja dhe emocionet do shumëfishohen. Beqarët do mundohen shumë të gjejnë personin e duhur, por mundësitë nuk do jenë aq të mira.

Peshorja
Jeta juaj në çift do të mbrohet gjithë kohës nga yjet gjatë kësaj dite. Ata do ju nxitin të tregoheni shumë të matur para se të flisni dhe në këtë mënyrë nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por do mund të hedhin hapa drejt një lidhjeje serioze.

Akrepi
Ditë e zymtë dhe e mbushur me mosmarrëveshje për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni as vetë të qartë se çfarë kërkoni dhe do debatoni për gjithçka. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe do ndihen keq kur asgjë të mos realizohet.

Shigjetari
Falë ndikimit shumë të madh të Venusit në jetën tuaj në çift dëshirat më të zjarrta do ju plotësohen. Do ndiheni më mirë dhe më të dëshiruar për tjetrin. Beqarët do hedhin sot hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Bricjapi
Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet edhe më e ngrohtë se më parë. Në disa momente do ju duket sikur jeni në ëndërr. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë atyre që do ju thonë miqtë sepse edhe mund të zhgënjehen më vonë.

Ujori
Pritet që kjo ditë të jetë më pozitive për të dashuruarit. Do keni më shumë mundësi të flisni lirshëm me partnerin/en tuaj dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Tashmë mund të dashuroheni ashtu si e ndjeni. Beqarët nuk do kenë fat në jetën sentimentale.

Peshqit
Do ju rikthehet besimi tek partneri/ja gjatë kësaj dite dhe jeta juaj në çift do jetë akoma më e bukur se disa kohë më parë. Disa mund të bëjnë edhe plane afatgjata. Beqarët nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur, por të pranojnë ftesat që do ju bëhen.