Zbardhet dëshmia e gruas pas vrasjes në Kavajë: Isha ndarë nga Dritani, ai insistonte për seks
Dritan Haxholli mbeti i vrarë mesnatën e kësaj të enjteje, pasi shkoi në shtëpinë e ish të dashurës. Haxholli u qëllua për vdekje nga ish-polici, Bledar Toçi. Ndërkohë, molla e sherrit mes dy personave është bërë, Marsida Qatja. Panorama.al ka zbardhur dëshminë e Qatjes, e cila u shoqërua në polici pas ngjarjes.
“Shtetasja Marsida Qatja ka deklaruar se prej kohësh ka pasur marrëdhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marrëdhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht ndërprerjes se marrëdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer marrëdhënie me të.“,- tha një burim për panorama.al
“Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka këmbëngulur dhe e ka shqetësuar serish.
Ajo këtë problem e ka ndare me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte këtë gjë me Dritanin.
Dritan Haxholli
Në mbrëmjen e datës 09.10.2019 shtetasi Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar së bashku me te, në prani edhe të dy personave te tjerë, qe ishin shoke dhe njeheresh fqinj te Marsides.
Rreth orës 23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj. Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.
Polici, Bledar Toci
Sapo ka hapur derën e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toci.
Dritan Haxholli ka qelluar me arme ne drejtim te tij duke plagosur ate. Bledari ka nxjerre pistoleten qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur.”,- shkruan panorama./K.C/dritare.net