U prishën nga një telefonatë, vëllezërit Prifti pajtohen me Aurela Gaçen pas sherrit për biznes
Vëllezërit Prifti janë pajtuar sërish me këngëtaren Aurela Gacce, pas një plasaritje që pati marrëdhënia e tyre. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Stefi Prifti, bëhet me dije se të tre tashmë janë ribashkuar për të përformuar bashkë në një nga clubet e kryeqytetit.
“Kaubojsat dhe zonja,”– shkruan Stefi krahas fotos ku të tre janë mjaft të buzëqeshur.
Mesa duket sherri që krisi marrëdhënien e tyre pas një telefonate ka mbaruar dhe këngëtarët janë sërish miq të ngushtë.
Ishte Stefi Prifti ai që i fuar në “Ftesë në 5” tregoi se me Aurelën ishin ‘prishur’ opasi vetë këngëtari kishte dëgjuar një telefonatë me viva-voce që Aurela po bënte me ortakun tjetër të tyrin, gjë që s’duhej të kishte ndodhur.
“Ishte një telefonatë me viva-voce e Aurela Gaçes me ortakun tjetër ajo që krizi marrëdheniet. Isha unë ai që foli me Aurelën dhe secili ndoqi rrugën e tij,”– tha këngëtari.
Por më pas shtoi se ribashkimi mund të ndodhë, gjë e cila sicc duket ka marrë tashmë drejtim.
(f.m/dosja.al)